9 mijë votues ndryshojnë rezultatin në Preshevë, rivotimi i mundshëm më 7 Janar 2018
Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Zeqrija Miftari ka thënë për media se në komunën e Preshevës do të përsëriten zgjedhjet lokale në 6 vendvotime.Ai ka sqaruar se ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të komisionit duke precizuar se këtu përfshihen 5 vendvotime në Preshevë dhe një në fshatin Caravajkë.
Miftari është shprehur se në këto vendvotime janë të regjistruar gjithsejtë 9 mijë votues dhe se rezultati i këtyre votuesve mundë të ndryshojë në mënyrë drastike rezultatin preliminar të zgjedhjeve, shkruan Titulli.com.
Sipas tij ende nuk dihet kur do të mbahet rivotimi por ato mundë të shpallen për 7 Janar të vitit 2018./Titulli.com/