Komuna e Bujanocit inkason 500 mijë euro në buxhet nga Elektroekonomia e Serbisë
Në llogarinë e Komunës së Bujanocit, për shfrytëzimin e hapsirës publike për nevojat e Elektrodistribucionit, janë paguar sot 60 milion dinarë në formë të taksës komunale, thuhet në njoftimin e komunës.Sipas këtij njoftimi është hera e parë që shuma prej 500 mij eurove i paguhet komunës së Bujanocit në këtë formë për shtyllat në të cilat janë vendosur orat elektrike në territorin e Bujanocit.
Komuna e Bujanocit, në vitin e kaluar, kishte aprovuar në kuvend taksat për këtë shfrytëzues të hapsirës publike, të cilën opozita aktuale kishte refuzuar ta votojë dhe kjo përqindje e lartë e realizimit të buxhetit nuk është shënuar asnjëherë.
Vlenë të përmendet që 500 mijë eurot e inkasuara e mundësojnë realizimin e buxhetit për vitin 2017 në masë prej 99.73%./KB/