Lokale
KKSH kërkon zgjidhjen e problemit të qëndrimit të studentëve të Luginës në Maqedoni
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, GalipBeqiri sot iu është drejtuar me letër të hapur Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, AliAhmeti dhe Rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Vullnet Ahmeti me të cilën ka kërkuar zgjidhjen e problemit me leje qëndrimet e studentëve nga Lugina e Preshevës.
Ndër të tjera në letër thuhet se “studentët e Luginës së Preshevës në pamundësi për të kryer obligimet në ambasadën e Maqedonisë në Beograd për shkak të largësisë, kërkojmë nga Ju që të shfrytëzoni autoritetin Tuaj në shërbim të zgjedhjes së këtij problemi.Ju lutemi Juve që të bëni përpjekje ndaj institucioneve të Republikës së Maqedonisë që studentët nga Lugina e Preshevës të marrin lejet e qëndrimit në vendin ku studiojnë apo edhe në administratën kufitare”, transmeton Titulli letrën e KKSH-së.
“Shpresojmë, ashtu si në vitin paraprak që keni zgjidhur këtë problem ashtu të zgjidhni jo vetëm për këtë vit por edhe për vitet vijuese, në mënyrë që mos të përsëritet”, shkruhet në fund të letrës së hapur të nënshkruar nga kryetari Galip Beqiri./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!