Çun Lajqi vajton: Qenka e shtretë Medvegja pa shqiptarë
Lokale

Çun Lajqi vajton: Qenka e shtretë Medvegja pa shqiptarë

09.Aug.2014 16:31
0
Në Banjën e Siarinës, tek vendi i quajtur "Gejzeri" më 9 gusht do të mbahet takimi i shqiptarëve të kësaj ane, që synon t'i mbledhë medvegjasit nga të gjitha anët. Në këtë takim po merr pjesë edhe artisti i njohur Çun Lajçi, aktori që i thërret tokës e vendit. Aktori Lajçi para medvegjasve do të recitojë Ali Pashën e Gucisë nga Fishta si dhe poemën e tij "Kokën lartë shqiptari im".

Në një prononcim për portalin “RugovapPress”, Lajçi vajton vendin që ka mbetur pa shqiptarë.

“Qenka e shkretë Medvegja dhe e humbur shqiptaria. Mall paske t’i takosh.

E lanun shkret nga pushteti e zoti. Kurse ata pak ( 500) veta që paskan mbetur mundohen që sot në orën 19 në qendrën turistike Gejzeri te Banja e Siarinës ta ngjallin shpirtin e shqiptarizmës me ata pak mergimtarë që kalojnë pushimet në trojet e tyre të lindjes.

Unë kam mall e nostalgji njëkohësisht,për pjesëmarrjen time në takimin e Diasporës, sepse kur isha me 1970 me shfaqjen “Halili e Hajria” kishte plot e përplot shqiptarë si në Medvegjë si në fshatrat shqiptare përreth dhe e kishe përshtypjen se je në Podujevë.

Sot qenka për t’u vajtu shqiptari im këtu. I harruar nga Republika e Kosovës dhe nga Republika e Serbisë. Mjerë ne sa shpejt harrojmë!”, ka thënë Lajçi, transmeton “RugovapPress”. /Titulli.com/

Fqinjët punësojnë, Bujanoci sheshin rregullon!
Rikthehen kolonat në kufi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration