Çka fiton Kosova nëse ia bashkëngjet vetes Luginën? "“ flet kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi (VIDEO)
Lokale

Çka fiton Kosova nëse ia bashkëngjet vetes Luginën? "“ flet kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi (VIDEO)

05.Sep.2018 09:56
0
"Synimi ynë është që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës t'i bashkohen Kosovës. Ajo fiton 80 mijë banorë, me moshë mesatare 27 vjeç. Popullsi e re me potencial të madh. Fiton diasporë të fuqishme dhe fiton afërsi prej një kilometri me Korridorin X, si dhe stabilitet politik në raport me fqinjin"

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka thënë se nëse Lugina e Preshevës nuk bashkohet me Kosovën, si pjesë e fazës finale të bisedimeve me Serbinë, numri i shqiptarëe në atë trevë do të përgjysmohet.

Në Zona e Debatit ai ka deklaruar se rrethanat politike në Luginën e Preshevës kanë bërë që ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë të pëlqehet nga shqiptarët atje.

Kamberi ka përmendur Korridorin X, popullsinë me moshë të re dhe potencial, diasporën e fuqishme, e të tjera, kur është pyetur se çka do të fitonte Kosova, nëse do t’ia bashkëngjiste vetes Luginën.

“Nuk janë realizuar premtimet e marrëveshjeve të viteve 2001, 2009 dhe 2013, gjë që dëshmon se Serbia nuk është e gatshme dhe nuk ka kapacitete të mjaftueshme demokratike për t’i integruar shqiptarët e Luginës së Preshevës, si qytetarë të barabartë me të tjerët”.

“Një rrugë që për 17 vjet është tentuar, por nuk ka dhënë rezultate – dhe jo vetëm kaq, por ka ndikuar që një numër i madh i popullsisë tonë të shpërngulet. Prandaj tash ideja e lansuar nga presidenti Hashim Thaçi shihet si atraktive, si një mundësi që nxit shpresë të re tek shqiptarët e asaj ane”.

“Synimi ynë është që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës t’i bashkohen Kosovës. Ajo fiton 80 mijë banorë, me moshë mesatare 27 vjeç. Popullsi e re me potencial të madh. Fiton diasporë të fuqishme dhe fiton afërsi prej një kilometri me Korridorin X, si dhe stabilitet politik në raport me fqinjin”.

“Kjo Serbi po tregon se nuk i do shqiptarët dhe i konsideron elementë të huaj dhe si të tillë do t’i largojë”.

“Me trendet që kanë filluar prej vitit 2010, me liberalizimin e vizave, me mungesën e zhvillimit ekonomik dhe diskriminimin, unë besoj që në dhjetë vjet bërthama shqiptare do të përgjysmohet”.

Kosova t'i shpëtojë shqiptarët e Luginës nga kasaphana serbe, thërret Ragmi Mustafa (VIDEO)
"Po mbeti edhe pesë vjet në Serbi, Lugina nuk do të ketë më shqiptarë" (VIDEO)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration