Zyrtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar takojnë delegacionin e BE-së në Bujanoc
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar me bashkëpunëtorë ka takuar përfaqësuesit e delegacionit të BE-së të qëndruan në Bujanoc.
Postimi në Facebook nga Ragmi Mustafi
BASHKËSIA EVROPIANE ME ROL MË SUBSTANCIAL PËR LUGINËN E PRESHEVËS
Sot kishim kënaqësinë të mirëpresim një delegacion të Ambasadorëve të akredituar në Beograd.
Së bashku me ekipin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, me ambasadorët Shkëlqesia e Tij, Emanuele Giaufret Ambasador i Delegacionit të Unionit Evropian Shkëlqesia e Tij, Koen Adam Ambasador i Belgjikës; Shkëlqesia e Saj, Maria Virginia Mendes de Silva Pina Ambasadore e Portugalisë Shkëlqesia e Tij, Nikolaus Lutterotti Ambasador i Austrisë z. Zsolt István Németi Chargé d’affairs Sekretari i Parë i Ambasadës së Hungarisë znj.Monika Podsklanová Šuhajdová Chargé d'Affaires e Ambasadës Sllovake Znj. Leoneta Pajer Delegacioni e Unionit Evropian Znj. Gordana Arackiq Delegacioni i Unionit Evropian; z. Marko Vujaçiq Menaxherit Programi UNOPS; Znj. Olivera Kostić Menaxhere e Programit EU PRO Plus, kishim mundësi të diskutonim dhe t'i informonim për së afërmi me sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Bashkësia Evropiane është faktor shumë i rëndësishëm dhe i çmueshëm për realizimin e drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Kërkuam mbështetje më intensive në implementimin marrëveshjeve të përfaqësuesve shqiptar me Qeverinë e Serbisë në kuadër të procesit të integrimeve evropiane.