Zyrtare: Nuk kërkohen testime nga bashkëqytetarët e Luginës së Preshevës që hyjnë në Kosovë
Lokale

Zyrtare: Nuk kërkohen testime nga bashkëqytetarët e Luginës së Preshevës që hyjnë në Kosovë

29.Jul.2020 11:40
0

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj përmes një lajmëimi ka njoftuar se për të hyrë në Kosovë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Postimi i plotë i Armend Zemaj: 

Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!

Komuna e Bujanocit me masa të reja për parandalimin e koronavirusit COVID-19 (lexo me kujdes)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration