Zyrtarë nga ambasada e Britanisë dhe komisariatit për pakicat në Hagë,  takohem me përfaqësues të KKSH-së
Lokale

Zyrtarë nga ambasada e Britanisë dhe komisariatit për pakicat në Hagë, takohem me përfaqësues të KKSH-së

28.Oct.2021 23:24
0

Përfaqësues e Këshillit Kombëtar Shqiptar kanë takuar zyrtarë nga ambasada e Britanisë së Madhe dhe Komisarit të Lartë për Pakicat Nacionale nga Haga, kështu ka njoftuar kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi.

Postimi i plotë në facebook nga Ragmi Mustafi:

Pasivizimi i adresave dhe humbja e të drejtës për t’u pajisur me dokumente të identifikimit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, nënpërfaqësimi i tyre nëpër institucionet republikane, mosnjohja e diplomave universitare nga Republika e Kosovës të rinjve shqiptarë në Luginë, moszhvillimi ekonomik i këtij rajoni me varfërinë ndër më të lartat në Serbi, centralizimi I shtetit ka përjashtuar pjesëmarrjen e komuniteteve në jetën institucionale; ishin disa nga temat që I biseduam me Ambasadoren e Britanisë së Madhe, Sh. S Sian MacLeod!
 
Intensifikimi I komunikimit me përfaqësuesit nga bashkësia ndërkombëtare janë në kërkim të zgjidhjeve të munguara për realizimin e drejtave individuale dhe kolektive.
 
Gjithashtu, takimi me përfaqësuesit e zyrës së Komisarit të Lartë për Pakicat Nacionale nga Haga i njoftuam në detaje pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
 
Nevoja për rikthimin e vëmendjes së institucioneve ndërkombëtare në Luginën e Preshevës është jetike për shqiptarët në këtë rajon. Kërkesa për zbatimin e marrëveshjeve të Qeverisë së Serbisë me përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës mbetet në fokus.
Komuna e Bujanocit shpall vendimin për ndarjen e subvencioneve ekonomike ( lista)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration