Zyrtarë amerikan të ambasadës takime në Bujanoc, kërkohen projekte
Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Beograd kanë qëndruar për vizitë në komunën e Bujanocit dhe kanë zhvilluar takime me përfaqësues institucional lokal.
Sekretari I dytë i ambasadës, Adam Schick dhë ndihmësi I atasheut ushtarake Robert t Hamilton është pritur në zyrën e kryetari të komunë së Bujanocit, Shaip Kamberi, shkruan Titulli.com.
“Gjatë takimit u diskutua për gjendjen politike në Luginë të Preshevës, sfidat dhe problemet në arsim, rëndësinë e funksionalizimit dhe shtrirjes së rrjetit të gjyqësorit, diplomat dhe sendet tjera të rëndësishme për të cilat nevojitet zgjidhje e shpejtë”, ka thënë Kamberi.
Sipas Kamberit është diskutuar edhe për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta me qëllim të avancimit të kushteve, me theks të veçantë, në sistemin edukativo arsimor.
Zyrtarët e ambasadës takim pune kanë realizuar edhe me Armend Aliu, zëvendës kryetar i komunës së Preshevës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një nga avokatët më të zëshëm të zgjidhjes së problemeve vitale me të cilat përballen qytetarët e Luginës së Preshevës”, theksoi Aliu.
Ai u shpreh se në takim u bisedua edhe për projekte të cilat mund të implementohen me mbështetje nga ambasada në fjalë e në veçanti me mbështetje nga Garda kombëtare e Ohajos.
Ky delegacioni nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka mbajtur edhe një ligjëratë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc me temën si të forcohet ndikimi i femrave në përgjithësi, organizuar nga Këndi Amerikan (American Corner)./Titulli.com/