Zyra për Luginë në Gjilan pret ndryshimet ligjore (Video)
Hapja e zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ka ngjallur shpresat e qytetarëve të shpërngulur nga atje në Kosovë për një jetë më të mirë në vendin ku jetojnë.
Megjithatë, për të realizuar kërkesat që do të paraqiten aty duhet bërë ndryshime ligjore, raporton KTV.
Megjithëse është hapur kjo zyrë, vetë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se ajo do të administrojë të gjitha kërkesat, por se duhet të bëhen ndryshime legjislative për t’u realizuar ato, ndërkohë që premton se do të bëjë presion në pushtetin qendror.
Hapja e zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ka qenë një nga pikat e rezolutës të miratuar në Kuvendin e Kosovës, transmeton Koha.net. Ajo parashihet të hapet edhe në qendra të tjera të Kosovës, ku ka qytetarë të shpërngulur nga Lugina. /Titulli.com/