Zyra e diasporës në Preshevë, dobëson mërgimtarin Xhelal Mehmeti
Me hapjen e zyrës për diasporë në komunën e Preshevës, udhëheqës është caktuar Xhelal Mehmeti që mbanë pozitën e ndihmës kryetarit pas përbërjes së re të qeverisjes lokale mes PVD-së, grupit të ndarë të PDSH-së, BDL-së dhe UDSH-së.Partia për Veprim Demokratik e ka ulur pozitën e Mehmetit, sepse ai gjatë qeverisjes mes Alternativës për Ndryshim dhe PVD mbante pozitën e zëvendëskryetarit të komunës, tani i shkarkuar nga ajo detyrë.
Xhelal Mehmeti, ishte emëruar më 27 maj të vitit 2017 nga kuvendi i Preshevës bashkë me emërimin e Shqiprim Arifit për kryetar të komunës së Preshevës, shkruan Titulli.com.
Mehmeti i ardhur nga diaspora u inkuadrua zyrtarisht në PVD në zgjedhjet lokale në vitin 2016 dhe nga ajo kohë ka prezantuar se do të punojë në zhvillimin ekonomik që deri më tani nuk ka dhënë ndonjë rezultatet konkret.
Udhëheqja e Zyrës së Diasporës nga Xhelal Mehmeti dhe ndërrimi i pozitës nga koalicioni i ri qeverisës në Preshevë tregon se ai është zbehur në pozitën udhëheqëse dhe se nuk od të mundë t’i shfrytëzoj disa përfitime të shfrytëzimit të mjeteve të komunës që kishte më herët./Titulli.com/