Komuna e Preshevës hap zyrë për diasporën
Një grup të afaristëve nga komuna e Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Turqi dhe përfaqësuesi i kompanisë "FLUID" nga Presheva, pronari i qendrës "Befi Center"realizuan një takim me përfaqësuesit e komunës.Gjatë konferencës për media u bë e ditur se komuna e Preshevës ka formuar “Zyrën për Diasporë”, që do ta udhëheq Xhelal Mehmeti, ndihmës i kryetarit të Preshevës për diasporë.
Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës tha se do të krijojë kushte sa më të volitshme për të ndihmuar dhe lehtësuar veprimtarinë e bizneseve aktuale në Preshevë, duke mos harruar asnjë moment nevojën për lehtësimin e procedurave për hapjen e bizneseve të reja të iniciuara nga bashkatdhetarët.
Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të afaristëve të Preshevës që veprimtarinë e tyre ushtrojnë në vend dhe atyre që jetojnë dhe veprojnë nëpër shtetet e ndryshme të Evropës./Titulli.com/