Zvogëlohen mjetet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, drejtuesit heshtin
Lokale

Zvogëlohen mjetet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, drejtuesit heshtin

05.Feb.2015 11:42
0
Partia për Veprim Demokratik, dega në Bujanoc ka reaguar ndaj masave diskriminues që po ndërmerren nga qeveria e Serbisë për zvogëlim të buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Është brengosës fakti se këto masa diskriminuese po ndërmerren nga partitë të cilët edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit edhe me kryetarin e KKSH-së, Jonuz Musliu, janë në koalicion lokal. Në radhë të parë këta dy kanë për obligim që nga partnerët e vet lokal të SNS dhe SPS të kërkojnë angazhim për përmirësimin e këtyre masave diskriminuese”, thuhet në kumtesën e PVD-së.

Sipas kësaj partie Serbia vazhdon edhe më tej me ndërmarrjen e masave për degradimin e pozitës së shqiptarëve  në Luginë të Preshevës dhe se vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për punën e Këshillave Nacionale, sipas të cilit, Këshilli Kombëtar Shqiptar do të ketë për këtë vit 740 mijë dinarë më pak se vitin e kaluar është diskriminues. 

PVD vlerëson se zvogëlimi i mjeteve vjen si pasojë e përdorimit të statistikave jo të plota të regjistrimit të popullatës në vitin 2011 ku sipas këtyre statistikave, ministria në fjalë financon KNSH-në për vetëm 5800 banorë shqiptarë, që do të thotë se injoron pjesën më të madhe të shqiptarëve, duke mos  njohur ata realisht. 

“Një financim i këtillë i përgjysmuar, diskriminon shqiptarët e këtij rajoni dhe është i bazuar në frymën e përgjithshme antishqiptare që po mbretëron në Serbi. Kjo është edhe një tregues i qartë i mendjelehtësisë shqiptare, të cilët vërejtjet e PVD-së dhe sugjerimin e saj për bojkot të zgjedhjeve të KHSH-së e mbështettë në këto akte diskriminuese, e kritikojshin me faktin se “nuk kuptojmë se çfarë dallimi ka nëse KNSH ka 29 e çfarë ka nëse do të ketë vetëm 15 këshilltarë. Dhe kushedi, ndoshta nuk do të reagojnë sipas asaj të Jonuzit “tërhiq e mos e këput”, ka vlerësuar PVD./Titulli.com”, 

 

Minatorët në Medvegjë nuk do të radikalizojnë grevën
Policia konfiskon 710 kilogramë duhan, një i arrestuar (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration