Zvicra po i gëzohet edhe një Shaqiri tjetër më "të vogël", Shpëtim Arifi  nga Presheva
Lokale

Zvicra po i gëzohet edhe një Shaqiri tjetër më "të vogël", Shpëtim Arifi nga Presheva

08.Jun.2018 09:39
0
Mesfushori shqiptar i FC Solothurnit, Shpëtim Arifi me prejardhje nga Rainca e komunës së preshevës dëshiron ta inkuadrojë ekipin në Ligën promovuese. Jo vetëm për "Shaqirin e vogël", por për gjithë ekipin, kjo do të jetë ndeshja e vitit

“Për ne është ndeshja e vitit”, pohon mesfushori shqiptar i FC-Solothurnit, Shpëtim Arifi, për ndeshjen e sotme të raundit final kundër ekipit të Münsingenit, e vlefshme për inkuadrim në Ligën promovuese. “Kemi punuar një vit për këtë ditë, që t`i bëjmë krenarë tifozët, ekipin dhe neve personalisht”, pohon 21-vjeçari.

Shpëtimi dhe bashkëlojtarët e tij, si vendas e duan fitoren, në mënyrë që të ruajnë kursin e inkuadrimit në një rang më të lartë. “Është me rëndësi që të mos pranojmë ndonjë gol, pasi ne në çdo ndeshje jemi më të mirë për një gol. Po të qëndrojmë të qetë, nuk është me rëndësi se në çfarë situate do të gjendemi”, thekson më tej Shpëtimi për “Grenchner Tagblatt”, transmeton Albinfo.ch.

Por, kush është shqiptari i ri me performancë të sigurt në ekipin e FC Solothurnit? Shpëtimi ka lindur më 7 nëntor 1996 në Solothurn, është rritur në Derendingen ku edhe e vijoi shkollimin fillor. Hapat e parë në futboll i bëri në ekipin SC Derendingen.

Në sezonin 2012/13 ai u pranua tek ekipi U16 i Young Boysit dhe në kryeqytetin helvet e kreu një shkollë në degën e sigurimeve. Në këtë periudhë Shpëtimi merr një ofertë nga përzgjedhja zvicerane U16, por mbeti vetëm një ndeshje miqësore ndaj Austrisë. “Pasi si kosovar më mungonte pasaporta zvicerane, nuk munda të angazhohem në kualifikimet e Kampionatit Europian”, nënvizon Shpëtimi, duke potencuar se tani do të parashtrojë kërkesë për një pasaportë të tillë, transmeton tutje albinfo.ch.

Përmes YB U17, Luzern U18, Thun U21 dhe GC U21, Shpëtim Arifi luajti edhe për ekipin Breitenrain. Gjatë këtij sezoni, trajneri i FC Solothurnit e kishte bindur që të angazhohet tek ekipi i tij dhe ai nuk mendoi gjatë.

“Menaxheri im dëshiron më të mirën për mua dhe është në kërkim të një ekipi optimal. Natyrisht se qëllimi im është Liga e parë Zvicerane (Super League)”, shton Shpëtimi.

Për shkak të një operacioni, ai u angazhuar shumë vonë në kampionat, por shumë shpejt e gjen veten dhe bëhet lojtari kryesor në ekip. Për shkak të gjatësisë së tij prej 1,73 m dhe fuqia e driblimit, Shpëtimi është pagëzuar edhe si “Shaqiri i vogël”./albinfo/

Rruga Nesalcë-Lluçan paraqet rrezik, banorët kërkojnë intervenimin e komunës së Bujanocit (video)
Ekspozita nga nxënësit ende e hapur në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration