Rruga Nesalcë-Lluçan paraqet rrezik, banorët kërkojnë intervenimin e komunës së Bujanocit (video)
Shkurret e mbulojnë rrugën Lluçan-Nasalcë, rrugë kjo që është mjaft e frekuentuar dhe e harruar nga institucionet komunale kurse banorët ankohen për mos pastrimin e saj.Pas marrjes së lajmit për plotësimin e kërkesës të komandës së Brigadës së 4 të ushtrisë tokësore për pastrimin e rrugës nga fshati Lluçan në drejtim të fshatit Dobrosin, banorët shprehë pakënaqësinë e tyre pasi që ata kërkojnë që edhe rruga Lluçan- Nasalcë të pastrohet nga institucionet përkatëse.
Një qytetarë nga fshati Nesalcë për Titulli.com u shpreh se rruga Lluçan-Nasalcë është në gjendje shumë të keqe dhe e rrezikshme për qarkullim nga veturat dhe këmbësorët nga shkurret e rritura.
“Rruga ku mua më duhet të kaloj çdo ditë është në gjendje shumë të keqe dhe është bërë e rrezikshme për tu kaluar nga rritja e shkurreve të cilat kanë dalë edhe në rrugë e që shumë herë ka shkaktuar aksidente. “ tha qytetari për Titulli.com.
Një qytetarë tjetër nha fshati Lluçan që deshi të mbetet anonim theksoi se përderisa komuna e Bujanocit është në gjendje të i plotësoj kërkesat e ushtrisë tokësore ajo duhet të jetë në gjendje që të i përmbush edhe detyrimet ndaj qytetarëve shqiptarë të këtyre lokacioneve.
“Përderisa komuna po i plotëson dëshirat ushtrisë tokësore ajo duhet të i përmbush edhe detyrimet e saja karshi qytetarëve” shtoi qytetari, transmeton Titulli.com.
Ditë më parë shtabi për situata të jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit ka aprovuar kërkesën nga Komanda e Brigadës së 4 të ushtrisë tokësore për pastrimin e rrugës Lluçan-Dobrosin në vlerë prej 500 mij dinarë.
Shefi i kabinetit të komunës së Bujanocit, Rahim Salihi është deklaruar pas këtij vendimi se rritja e degëve të drunjëve përveç që nxen rrugën, ajo paraqet edhe rrezik të madh për zhvillimin normal të komunikacionit në këtë pjesë dhe rritë mundësinë e aksidenteve rrugore.
“Tragjeditë eventuale që mund të ndodhin në këtë rrugë (kemi raste kur kanë ndodhur) nuk na duhen aspak. Është obligim i yni t'i evitojmë ato”, është shprehur Salihi./Titulli.com/