Zvicër: Adnan Imeri, zgjidhet kryetar i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (foto)
Lokale

Zvicër: Adnan Imeri, zgjidhet kryetar i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (foto)

07.Apr.2022 18:33
0
Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Zvicër, është subjekti i ngritur si bashkim zemrash për një solidaritet të përhershëm vëllazëror ndaj viseve dhe trojeve amtare. Në historinë prej 25 vitesh të ekzistencës së tij ka kontribuar me ndihma dhe akte të fuqishme solidariteti në Kosovë, Shqipëri e në veçanti në Luginën e Preshevës.

Kurdoherë që e ka lyp nevoja, Fondi është përgjigjur me gatishmëri dhe bujari shqiptare, duke lënë gjurmë të fuqishme mbështetjeje për vëllezër të prekur nga fatkeqësi të ndryshme natyrore, për familje të lënduara nga luftërat apo edhe nga fatkeqësi të ndryshme, për qytetarë të cilët janë përballur me probleme shëndeti dhe me pamundësi financiare etj. etj. Por në kronikën e ndihmesave të fuqishme vëllazërore, Fondi është regjistruar si donatori dhe kontribues në projektin më të madh, atë të ndërtimit të 100 shtëpive në Luginën e Preshevës, duke dëshmuar dhe mundësuar edhe një rezistencë të ndaljes së shpopullimit të trojeve tona.

Ndihmat e shpeshta për të varfëritë, subvencionet për studentët dhe interesimi pranë administrative shtetërore dhe analeve diplomatike për shkollimin e të rinjve dhe të rejave të Luginës, përbën një tjetër veprimtari të çmueshme të Fondit Humanitar. Energjia kontribuese e këtij bashkimi vullnetar dëshmohet edhe më premtuese tashmë kur në krye të tij janë zgjedhur drejtues të rinj, të cilët në vazhdim të traditës po forcojnë lidhjet me përfaqësues dhe drejtues institucionalë të shteteve tona dhe organizatave gjithëkombëtare.

Kështu në fund të muajit maj, në Wetzikon të Kantonit të Zyrihut, Fondi mbajti Kuvendin e saj të dhjetë, zhvilloi zgjedhjet e reja për mandatin e ardhshëm. Pas një elaburimi të punëve që janë bërë në mandatin e kaluar nga kryetari Ahmet Bektashi, vazhduan procedurat për zgjedhjet e kryetarit dhe kryesisë së re të Fondit.

Me vota unanime për kryetar u zgjodh Adnan Imeri, i cili prej vitesh ka dhënë një kontribut të paçmuar pranë kësaj organizate humanitare.
Ndërkaq kryesia e re përbëhet nga:

Kryesia

Adnan Imeri - Kryetar
Skender Memishi - zv.Kryetar
Dul Krasniqi - Nënkryetar
Ahmet Bektashi - Nënkryetar
Skender Destani - Sekretar
Arsim Ramizi - Arkëtar

Antarët e Kryesisë

Avdi Osmani
Agon Latifi
Miftar Ibrahimi
Faton Qerimi
Ramadan Nuhiu

Këshilli Mbikqyrës:

Muhamet Ibrahimi
Fadil Rama

Si të ftuar nderi ishin: Valon Gashi, Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Fadil Selmani, kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër, Xhelal Memeti, ish-kryetar i Fondit dhe antarë nderi, si dhe Vaxhid Sejdiu, Koordinator i "Shkollës Shqipe" në Zvicër.

Kryetari i sapo zgjedhur, Adnan Imeri pasi falënderoj të pranishmit për besimin e dhënë, theksoi se nuk po pranoj një "barrë", por një obligim që njëherit është nder dhe privilegj që me një përgjegjësi të madhe duhet drejtuar Fondi dhe së bashkë të vazhdojmë misionin tonë të shenjt.
 
Teksti është prodhim dhe dërguar nga Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Zvicër
 
 
Kandidati për deputet Arifi: I ofrova barkën e suksesit Kamberit, ai e fundosi
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” i zhgënjyer me vendimin, ankesën do t'i paraqes Komisionit Republikan Zgjedhor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration