Zvicër: Besjana nga Tërnoci botoi librin e kuzhinës shqiptare "Gutten appetit- Ju bëftë mirë"
Lokale

Zvicër: Besjana nga Tërnoci botoi librin e kuzhinës shqiptare "Gutten appetit- Ju bëftë mirë"

24.Feb.2017 22:32
0
Besjana Ramadani me origjinë nga Tërnoci i komunës së Bujanocit jeton prej kohësh me familje në Basel të Zvicrës, e cila mundohet të promovojë kulturën e kuzhinës shqiptare tek zviceranët.

Ajo gjatë një biesede me redaksinë e Titulli.com ka folur për projektin e saj “Gutten appetit- Ju bëftë mirë” .

Besjana ndjek mësimet në gjimnazin e vendit ku jeton ndërsa për librin e botuarnë gjuhën gjermane ajo fletë me shumë krenari për suksesin e këtij lloji në shtetin helvetik.

“Për pranim në shkollë u dashtë me kriju diçka prejt vetit dhe une vendosa me botue një libër me recetë gatimi për kuzhinën popullorë shqiptare por edhe një pjesë të ushqimit turk”, tha Besjana Ramadani.

Sipas saj libri ““Gutten appetit- Ju bëftë mirë” ka 220 faqe me 70 receta të ndryshme  të kuzhinës shqiptare dhe turke dhe se e veçanta është se librin të gjithë e ka përgatitur vet duke filluar nga përzgjedhja e ushqimeve, dizajnin dhe fotografitë, shkruan Titulli.com.

Aktiviteti i promovimit të kuzhinës shqiptare nga Besjana Ramadanit jepë një shpresë për diasporën tonë që arrinë të ruaj vlerat e sofrës shqiptare në një vend të huaj./Ttiulli.com/

Integrimi Evropian i Serbisë, shpresë edhe për arsimin shqip
Bujanoci po prezentohet në "Panairin ndërkombëtar të Turizmit" në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration