Zuka: Regjistrimi i popullsisë 2022,  mundësi për të dëshmuar numrin e plotë të shqiptarëve të Medvegjës
Lokale

Zuka: Regjistrimi i popullsisë 2022, mundësi për të dëshmuar numrin e plotë të shqiptarëve të Medvegjës

20.Sep.2022 07:51
0

Lirona Zuka, koordinatore e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë dhe antare e Komisionit për Regjistrim në Komunën e Medvegjëska njoftuar se procesi i regjistrimit të popullsisë duhet mirë të bëhet.

Postimi i plotë në Facebook nga Lirona Zuka: 

Të dashur bashkëvendas,

Të nderuar shqiptar të Medvegjës.
 
Gjatë muajit tetor, gjegjësisht 1-31 tetor në Serbi do të bëhet regjistrimi i popullsisë.
 
Medvegja e shqiptarët e Medvegjës kanë rastin më të mirë që përmes regjistrimit të tregojnë se janë shumë më shumë se pretendohet, të shfaqin me prezencë se si pasivizimi ka vetëm një qëllim, zvoglimin artificial të shqiptarëve në këtë komunë.
 
Regjistrimi 2022 është mundësi për të dëshmuar numrin e plotë të shqiptarëve të Medvegjës.
 
Një familijarë do të mund ti regjistroj të gjithë pjestarët tjerë të familjes, edhe nëse ata ndodhen në mergim apo edhe nëse janë të pasivizuar.
 
Sepse në Luginën e Preshevës nuk janë vetëm 1.118 shqiptarë e as në Serbi nuk janë vetem 5.809 shqiptarë.
 
Tetori duhet ta tregoj të verteten mbi numrin e shqiptarëve.
 
Andaj ju ftoj, të gjithë juve që të organizohemi e të ftoni të gjithë shqiptarët e Medvegjës që gjatë periudhës së muajit tetorë të jeni prezent e të gatshëm të regjistroheni, të regjistroni familjarët e të afërmit!
 
Të tregojmë që ne jemi në Medvegjë dhe që Medvegja do të jetë gjithmonë shtëpia jonë
 
Lirona Zuka - Antare e Komisionit për Regjistrim në Komunën e Medvegjës.
Hill: SHBA mbështet përpjekjet e BE-së për të arritur zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi
Artin Dauti, gjeniu 17-vjeçar nga Tetova që ndërton makineri me pjesë të vjetra (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration