Zijush Ahmeti: Zgjidhja me e qëndrueshme, bashkimi i Luginës me Kosovën! (video)
Në një intervistë për emisionin “Ballkan” në Abc News, Zijush Ahmeti zyrtari Ligjor në zyrën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, është shprehur se bashkimi i Luginës është zgjidhje e qëndrueshme.
Gjithashtu ai ka theksuar se shqiptarët janë në pritje dhe do të jenë kontribues rreth procesit të dialogut dhe rikthimit të Luginës në kuadër të Kosovës.
“Për mendimin e shumicës së shqiptarëve të Luginës, bashkimi do të ishte zgjidhja e qëndrueshme, zgjidhja afatgjatë, zgjidhja e natyrshme dhe zgjidhja më e pranueshme. Sigurisht, shqiptarët janë në pritje dhe do të jenë kontribues rreth procesit të dialogut dhe rikthimit të Luginës në kuadër të Kosovës,” ka thënë Ahmeti./abcnews.al/