Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi, shqiptarët synojnë ulësen e deputetit Komuna e Preshevës
Lokale

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi, shqiptarët synojnë ulësen e deputetit

03.Apr.2022 08:48
0

Në Serbi mbahen këtë të diel zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd.

Janë rreth 6 milionë e gjysmë shtetas serbë që do të kenë mundësi të votojnë.

Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë, raporton KosovaPress.

 

Në garë janë koalicioni i shqiptarëve të bashkuar, me kryesues të listës Shaip Kamberi dhe Alternativa Demokratike Shqiptare, me kryesues liste Shqiprim Arifi.

Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që serbët që jetojnë në Kosovë të votojnë siç ka ndodhur vitet e shkuara, duke thënë se duan të zbatojnë Kushtetutën e Kosovës.

Serbëve iu është dhënë mundësia të votojnë në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, gjë që nuk është pranuar nga Beogradi, i cili ka caktuar dy qendra të votimit për serbët e Kosovës, atë në Rashkë dhe në qytetin e Bujanocit.

Nga Fushë Kosova, banorët e Medvegjës nisen për të votuar në Serbi
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc shënoi fillimin e Ramazanit, pjesëmarrës edhe nga Kosova (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration