Zgjedhjet për Këshillat Kombëtare në Serbi, vetëm 36.000 votues shqiptarë të regjistruar
Lokale

Zgjedhjet për Këshillat Kombëtare në Serbi, vetëm 36.000 votues shqiptarë të regjistruar

04.Nov.2018 17:27
0

Në zgjedhjet për Këshillat Kombëtare, komuniteti boshnjak del me 4 lista, ai rom me 5 dhe komuniteti shqiptar me 6 lista.

Në orën 7 të mëngjesit në Serbi janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjen e këshillave të pakicave kombëtare ndërsa sipas pritshmërive dalja më e madhe pritet në Vojvodinë në të cilën ndodhen 14 këshilla të pakicave kombëtare, raporton AA.

Në 926 qendra votimi në Serbi do të zgjidhen përfaqësuesit e Këshillave Kombëtare ndërsa zgjedhjet do të ndiqen nga përfaqësues të 22 kombësive, ose rreth gjysmë milioni qytetarë të Serbisë, të cilët u përkasin pakicave kombëtare.

Sipas vendimit të Ministrisë së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të 19 tetorit në listën e veçantë zgjedhore janë regjistruar 507.183 votues me të drejtë vote për të zgjedhur anëtarët e këshillave nacionale të komunitetit të tyre kombëtar.

Komunitetet maqedonase, kroate, malazeze dhe ruse, anëtarët e Këshillit Kombëtar do t’i zgjedhin përmes kuvendit elektoral, që do të thotë se qytetarët me nënshkrimin e tyre do të mbështetsin përfaqësuesit në kuvendin zgjedhor.

Nga 18 komunitet kombëtare, përfaqësuesit e të cilëve zgjidhen direkt, ku numri më i madh i votuesve të regjistruar janë kominiteti hungarez me mbi 129.000 votues, boshnjak me më shumë se 103.000 votues, romë me mbi 66.000 votues dhe shqiptarë me rreth 36.000 votues të regjistruar.

Në zgjedhjet për Këshillat Kombëtare, komuniteti boshnjak del me 4 lista, ai rom me 5 dhe komuniteti shqiptar me 6 lista.

Ligji për Këshillat Kombëtare të pakicave kombëtare parashikon që varësisht nga numri i anëtarëve të kominitetit kombëtar, numri i anëtarëve të këshillit kombëtar varion nga 15 në 35 anëtarë. Komunitetet që kanë më pak se 10.000 anëtarë në listë kanë 15 vende ndërsa komunitetet kombëtare me më shumë se 100.000 kanë 35 anëtarë.

Këshillat kombëtare kanë autoritetin për të rregulluar programet arsimore në gjuhën e komunitetit të tyre si dhe në fushën e kulturës, informacionit dhe fushave të tjera.

Liderët shqiptarë nga Lugina të bindur për bashkim me Kosovën (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration