Zgjedhjet parlamentare, Salihu: Do të jemi konstruktiv në bisedime
Lokale

Zgjedhjet parlamentare, Salihu: Do të jemi konstruktiv në bisedime

20.Nov.2019 20:07
0

Kryetari i LR - PDSH- së, Sami Salihu ne një intervistë për Titulli.com sa i përket pjesmarrjes në zgjedhjet parlamentare në Serbi u shpreh se partitë duhet të jenë të kujdesshme dhe duhet të kemi unifikimin të faktorit politik.

Ai më tej shton se LR- PDSH do të ketë një rol konstruktiv në bisedime tha Salihu.

"Vlerësoj se për çështjen e Zgjedhjeve Parlamentare në Serbi, duhet të jemi të kujdesshëm në prononcime. Pjesëmarrja e spektrit politik të Luginës, në zgjedhjet Parlamentare në Serbi, është një moment i rëndësishëm që ka të bëjë me pozicionimin e faktorit politik shqipëtar. Jam i mendimit që duhet të veprojmë kujdesshëm e që t'i shërbejmë frymës së unifikimit të përgjithshëm. Ende ka kohë për prononcime individuale ose partiake, sepse këto prononcime të njëanshme ose të parakohshme nuk i shërbejnë frymës koncensuale qoftë për pjesmarrje ose e kundërta. Duke u bazuar në faktin që priten zhvillime ne bisedimet Kosovë - Serbi, faktori politik i Luginës duhet të tregojë pjekuri në lidhje me hapat e ardhshëm që do t'i ndërmarrë në lidhje me këtë temë. Si kryetar i Kuvendit të Komunës së Preshevës dhe si kryetar i Lëvizjes për Reforma nuk do të nxitohesha të deklarohesha, por ajo që do të potencoja veçanërisht, është që per sa i perket pjesëmarjes Lëvizja për Reforma do të ketë një rol konstruktiv në bisedimet për mundësin e një koncenzusi gjthpartiak e më gjerë", tha kryetari i LR-PDSH-së, Sami Salihu.

Zgjedhjet Parlamentare, Sadriu: Qëndrimi i PDSH-së është i qartë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration