Jozyrtare: Zgjedhjet parlamentare në Serbi më 19 ose 26 prill, bojkoti nga opozita i mundshëm?
Lokale

Jozyrtare: Zgjedhjet parlamentare në Serbi më 19 ose 26 prill, bojkoti nga opozita i mundshëm?

31.Jan.2020 09:05
0

Pas bojkotit të zgjedhjeve nga opozita në Shqipëri, duket se kokëçarja e radhës për Brukselin do të jetë e njëjta gjë dhe në Serbi.

Një pjesë e opozitës atje ka njoftuar se nuk do të votojë në prill nëse kushtet e zgjedhjeve nuk ndryshojnë.

Komisioni Evropian vlerëson se bojkotimi i zgjedhjeve parlamentare, të shpallura nga opozita në Serbi, me siguri “nuk është një rrugë e duhur”.

“Ne kemi thirrur gjithmonë që debati politik të zhvillohet në parlament dhe inkurajojmë pjesëmarrjen demokratike të të gjitha forcave politike”, tha zëdhënësja e Komisionit, Ana Pisonero.

Në një konferencë të rregullt për shtyp në Bruksel, Pisonero u pyet për pozicionin e Komisionit në lidhje me njoftimin e opozitës në Serbi se do të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vend, e cili gjithashtu u karakterizua si një “tendencë e përgjithshme” në rajon, referuar rastit të Shqipërisë.

“Komisioni Evropian gjithmonë ka bërë thirrje për dialog konstruktiv nga të gjitha palët”, tha Pisonero.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, siç njoftohet jozyrtarisht nga Presidenti Vuçiç mundë të mbahen në 19 ose 26 prill.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare që do të mbahen brenda një periudhe të rregullt 4-vjeçare nga ardhja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në 2012.

Një pjesë e opozitës në Serbi thotë se nuk do të votojë më nëse kushtet e zgjedhjeve nuk ndryshojnë, duke vlerësuar situatën aktuale si jodemokratike.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration