Zgjedhjet në Serbi, fitorja e nacionalistëve, rrudhja e demokratëve dhe spastrimi  etnik i "heshtur" në Luginë të Preshevës
Lokale

Zgjedhjet në Serbi, fitorja e nacionalistëve, rrudhja e demokratëve dhe spastrimi etnik i "heshtur" në Luginë të Preshevës

20.Jun.2016 17:31
0
Në zgjedhjet e parakohshme legjislative në Serbi u shënua fitorja e pakontestueshme dhe bindëse e forcave nacionaliste në Serbi.

Shkruar nga: Liburn Mustafa-Preshevë; 

Këto janë zgjedhjet e treta rresht që del fituese Partia Përparimtare e Serbisë (SNS), të udhëhequr nga i “moderuari” Aleksandër Vuçiç ku fitoi rreth 48 për qind. Shumë më prapa u pozicionua Partisë Socialiste (SPS) me rreth 11 për qind, apo aleatja e Aleksandër Vuçiç-it në koalicionin e mëparshëm qeverisës, e udhëhequr nga Ivica Daciq.

Ekstremi tjetër i djathtë dhe me orientim tërësisht pro politikave Ruse Vojislav Sheshel u rendit e treta me rreth 8 për qind me Partinë Radikale (SRS). Partia Demokratike (DS) me rreth 6 përqind, dhe tre grupe të tjera parlamentare që kaluan cenzusin zgjedhor prej 5 përqind, dhe Disa grupe të tjera që përfaqësojnë minoritetet në Serbi si Partia e Hungarezëve (SVM), dy Parti të Myslimanëve të rajonit Sandzak dhe grupin që përfaqëson shqiptarët e jugut të Serbisë.

Fitorja e Kryeministrit aktual nuk përbën diçka të re në këto zgjedhje, sepse shpallja e zgjedhjeve të parakohshme konsiderohej një test politik tashmë i kaluar i Vuçiç-it, për të konfirmuar dhe testuar rrugën e tij politike. Diskursi i tij ligjërimor kohëve të fundit shënon afirmitet më të madh me Bashkimin Evropian, gjegjësisht të orientuar kah proceset integruese dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu Vuçiç-i, në asnjë rast nuk përjashton afërsinë e tij politike e vëllazërore me Moskën, këtu mund të përmendet fakti që Rusia është një aleat i fuqishëm i Serbisë, e posaçërisht në arenën ndërkombëtare, sidomos në raport me shtetin e Kosovës.

Shteti Serb përdorë autoritetin e Rusisë në parandalimin e njohjeve të shumta të shtetësisë së Kosovën dhe në bllokimin e anëtarësimit të sajë në institucione të rëndësishme ndërkombëtare. Këto zgjedhje na bëjnë të kuptojmë se zhdërvjedhtësia politike e Vuçiç-it për të qenë me të gjithë dhe me askënd në interes të Serbisë do të vazhdoj edhe me fuqishëm sepse ajo tashmë u legjitimua nga sovrani. 

Në raport me vendet e Ballkanit qëndrimet e liderit të Partisë Përparimtarë të Serbisë, konsiderohen më të balancuara apo thënë më mirë më të “kamufluara”, nga çfarë kanë qenë në të kaluarën gjatë luftërave me shtetet fqinje, si ajo që “për një serb do të vrasim 100 myslimanë” apo edhe qëndrimet radikale për apetitet territorial të vendeve fqinje si “Kosova është Serbi”. Politika zyrtare serbe asnjëherë nuk e ka rresht së punuari në këto pretendime pavarësisht qëndrimeve publike të kohëve të fundit për “normalizimin” e raporteve me vendet fqinje.

Qëndrime të tilla të klasës qeverisëse në Serbi në raport me fqinjët janë cilësuar si qëndrime fashiste të politikanëve Serb. Këto zgjedhje na bëjnë të lexojmë që Kryeministri i ardhshëm Serbe edhe më tutje do të vazhdoj të përdorë dualitetin e tij politik si “konstruktivist”, për hir të bashkësisë ndërkombëtare duke shtrirë dorën e miqësisë me Shqipërinë dhe gatishmërinë e tij për pajtim me Kroacisë dhe Bosnjën por, natyrisht duke përjashtuar përgjegjshmërinë e tyre historike ndaj këtyre popujve. Dhe roli i tij si i “fuqishëm” në funksion të dekonstruktimit të Shtetësisë së Kosovës dhe diskriminimi permanent i minoriteteve etnike brenda shtetit Serb. Pra, këto zgjedhje legjitimuan parullën dhe qëndrimin e tij politik “merr gjithçka që ka për tu marr” nga të gjithë faktorët relevant. 

Zgjedhjet e 24 prillit 2016 në Serbi nuk ofrojnë shpresë për një qasje të re ndaj faktorit shqiptarë, gjegjësisht ndaj Republikës së Kosovës dhe minoritetit shqiptarë në Serbi, nga ajo çfarë kemi parë deri më tani. Edhe pse gjatë bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë janë arritur disa marrëveshje ato akoma janë të pazbatueshme nga vetë Serbia.

Gjithashtu Serbia deri më tani ka përdorur të gjitha mekanizmat për të bllokuar Republikë e Kosovës në anëtarësimin e sajë në çdo institucioni ndërkombëtarë, si shembull rasti që u konsiderua tashmë si sukses nga ana e Serbisë për lobimin e bërë në funksion të parandalimit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, e të tjera. Zhvillimi i zgjedhjeve Serbe në territorin e Kosovës është tjetër mosgatishmëri e Serbisë për të ndryshuar qëndrimin në raport me Kosovën.

Pavarësisht heqjes si i “moderuar” në raport me qëndrimet e tija politike në të kaluarën, veprimtaria e tij politike akoma përmban qëndrime destruktive kundrejt Republikës së Kosovës, këtu vlen të përmendet edhe roli instrumentalizues i pakicës sebe nga Beogradi zyrtar në funksion të destabilitetit dhe zhbërjes së shtetit të Kosovës.

Gjithashtu qeverisja e deri tashmja e shtetit serb nuk sinjalizon pozitivisht as për pakicën shqiptarë brenda Serbisë. Shteti Serb refuzon të bëjë një tretman të ngjashëm mbi pakicën shqiptare në Serbi, në krahasim me pakicën serbe në Kosovë që është e hiperpriviligjuar, gjithashtu vlen të përmendet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë i dirigjuar tërësisht nga Beogradi zyrtar. Por jo vetëm kaq, Serbia për dekada ushtron diskriminim anti-shqiptar dhe represion, të 99 për qind të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, derisa të bëjnë spastrim etnik të "heshtur" të kësaj ane. 

Pra, ajo çfarë mund të konsiderohet si e dalë nga zgjedhjet e 2016-s në Serbi është dominimi i plotë i forcave të djathta, gjegjësisht fitorja e nacionalizmit ekstrem me mbi 72 përqind dhe rrudhja në maksimum e forcave demokratike.

Gjithashtu këto zgjedhje legjitimuan fitoren e atyre forcave që “balancuan” relacionet mes Lindjes dhe Perëndimit në interes të Serbisë dhe ritheksuan fitoren e atyre që po e paralizojnë funksionalizimin e shtetit e të Kosovës si shtet i njëmend, ndërsa vazhdojnë të kontribuojnë në dobësimin politik të mbarë hapësirëns shqiptare, posaçërisht pakicat shqiptarë në shtetet e rajonit.

 

Shkrimi është botuar në numrin e 62-të të Revistës SHENJA në Maqedoni

Çka mundë të sjellë bashkëpunimi institucional i filluar mes Preshevës dhe Bujanocit (video)
Ndalohet qytetari nga Presheva me trafikim të refugjatëve në Vladiçin Han
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration