Zgjedhjet në Kosovë, Kamberi: Pres që Lugina e Preshevës të jetë në agjendën e Albin Kurtit
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në intervistën dhënë Titulli.com duke folur për zgjedhjet e së dielës në Kosovë i ka uruar fitore të parit të Vetëvendosjes, Albin Kurit.
Ai tha se është një përgjegjësi shumë e madhe pasi Kosova gjendet në një moment shumë të rëndësishëm duke parë se është edhe dialogu Kosovë – Serbi. Kamberi theksoi se presim se në dialogun Serbi – Kosovë të jetë edhe Lugina e Preshevës.
Kamberi ndër të tjera deklaroi se Kurti është për reciprocitet mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës. “Së pari do të doja t’ia uroja fitoren zotit Albin Kurtit dhe është produkt i një përkushtimi të vazhdueshëm që ai personalitet dhe vetëvendosja e kanë bërë luftën politike në Kosovë. Është një përgjegjësi në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën, një përgjegjësi shumë e madhe sepse Kosova po përballet me shume sfida. Në radhë të parë me bisedimet që duhet të nisin me Serbinë, me problemet e shumta në arenën ndërkombëtare me procesin e ç’ njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Kështu që është një punë shumë e vështirë që e pret kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.
E para është të shpresojmë që të krijohet sa më shpejt qeveria e re e Kosovës, të cilën e presin sfida të shumta e në radhë të parë bisedimet me Serbinë dhe në kuadër të atyre bisedimeve sigurisht që çështja e Luginës së Preshevës, ashtu siç kemi kërkuar në vazhdimësi duhet të jetë pjesë e asaj agjende.
Zoti Kurti ka deklaruar edhe më herët se Luginën e Preshevës do të trajtoj, sigurisht si pjesë e agjendës së tij në bisedimet me Serbinë, jo në mënyrën siç e dëshiron popullata këtu, por në raport me reciprocitet, me të drejtat që në vazhdimësi që ne deri vitin e kaluar e kemi kërkuar ndërtimin e një reciprociteti me të drejtat e serbëve në Kosovë. Duhet të presim edhe reagimet e bashkësisë ndërkombëtare si do ta përkrahin qeverinë.
Në radhë të parë është me rëndësi që zoti Kurti të mbledh deputet rreth vetes për ta ndërtuar qeverinë. Nuk mendojë se një marrëveshje vetëm mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e cila nuk është e sponsorizuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, në radhë të parë nga SHBA-të të cilët edhe 99% të pavarësimin e Kosovës e kanë bërë do të ishte e pamundur një marrëveshje” – deklaroi Kamberi.