Zgjedhjet lokale deri në fund të vitit?
Qytetarët e Serbisë së shpejti përsëri në zgjedhje, pasi zgjedhjet krahinore dhe ato lokale do të mbahen në të njëjtën kohë, edhe ate deri në fund të vitit.
Skenari më i mundshëm është që zgjedhjet e parakohshme të mbahen deri në fund të vitit, së bashku me zgjedhjet lokale, shkruan gazeta serbe “Kurir”.
Kjo gazetë sipas burimeve të saj thekson se nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe (PPS) Igor Miroviq ka thënë se zgjedhjet e brendshme në parti do të mbahen më 15 mars.
“Qëllimi i mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme është verifikimi i besimit tek funksionerët lokal që PPS të jetë plotësisht e gatshme për zgjedhjet lokale dhe krahinore, të cilat pritet të mbahen në fund të vitit 2015, në fillim të 2016-s”, ka thënë ai.
Edhe Ishtvan Pastor, kryetar i Kuvendit të Vojvodinës, i cili shpall zgjedhjet krahinore, thotë se është më se e qartë se me këto zgjedhje të mbahen edhe ato lokale.
“Pritet për në fund të vitit ose fillim të vitit të ardhshëm, mendoj se kjo është reale”, thotë Pastor, ndërsa i të njëjtit mendim është edhe Bojan Kostresh nga Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës (LSV).
“Është e mundur që zgjedhjet të mbahen në dhjetor 2015 apo në verën e vitit të ardhshëm. Jam i sigurt se këto zgjedhje do të koordinohen me ato lokale”.
Përndryshe zgjedhjet e fundit lokale në Serbi janë zhvilluar më 6 maj të vitit 2012. /Titulli.com/