Zgjatet pushimi shkollorë në Bujanoc e Preshevë
Pushimi dimërorë shkollorë në gjithë territorin e Serbisë është shtyrë deri më 24 shkurt për shkak të epidemisë së gripit sezonal.
Këtë vendim e ka konfirmuar ministri i Arsimit të Serbisë, Mladen Sharçeviq i cili tha se është konsultuar me institutin për shëndetesi publike “Batut” dhe ministrinë e shëndetësisë e cila ka dhënë propozimin për këtë.
Në bazë të këtij vendimi në territorin e komunave Bujanoc dhe Preshevë mësimi në institucionet parashkollorë, fillorë e të mesëm do të filloj më 24 shkurt .
Pjesa e dytë e mësimit vjetorë është dashur të filloj më 18 shkurt./Titulli.com/