Zëvendëskryeministri i Kosovës Bislimi: Në spitalin rajonal në Vrajë nuk punon asnjë shqiptar
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se shqiptarët në Luginë e Preshevës janë komuniteti më i shtypur në Evropë.
Ai ka thënë se diskriminimi i tyre në punësim në sektorin e shëndetësisë është shumë i madh.
Përmes një postimi në platformën X, ai ka thënë se në spitalin e rajonal në rrethinën e Vranjës nuk punon asnjë shqiptar.
“Diskriminimi i minoritetit shqiptar është përhapur në mënyrë alarmante në institucionet shëndetësore të Serbisë. Nga 1316 punonjës në spitalin rajonal në rrethin e Vranjës, asnjë nuk është shqiptar, pavarësisht se 30% e popullsisë që merr shërbime shëndetësore është shqiptare. Asnjë shqiptar nuk ka qenë në krye të asnjë institucioni shëndetësor vendor që nga viti 2021 kur u shkarkua drejtori në Preshevë, ku 93% e popullsisë janë shqiptarë”, ka shkruar ai, përcjell teve1.info
Bislimi ka shkruar se rreth 18 persona punojnë në Institutin e Shëndetit Publik në Vranjë, por asnjë nuk është shqiptar. Ai poashtu ka shkruar se në Medvegjë nuk ka asnjë punonjës shqiptar nga 68 në qendrën shëndetësore.
“Ende në kërkim të pakicës më të shtypur në Evropë”, ka shkruar ai.
E përveç diskriminimit në punësim, shqiptarët në Luginën e Preshevës me vite janë duke u përballë me masivizimin e adresave nga Beogradi. Ky veprim po shihet si presion ndaj shqiptarëve për tu larguar nga këto pjesë.