Zëvendës Ambasadori norvegjez vizitë punimeve në Preshevë
Zëvendës Ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze në Beograd, Geir Hakon Johansen bëri vizitë në komunë e Preshevës dhe është pritur nga kryetari, Shqiprim Arifi.
Ky është postimi në Facebok nga Shqiprim Arifi:
Zëvendës Ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze vizitë punimeve në vendosjen e gypit kryesor në Preshevë
Me rastin e zhvillimit të punimeve në vendosjen e gypit kryesor nga stacioni i pompimit në Zhunicë në drejtim të rezervuarit të qytetit tek “Kroni i keq”, sot së bashku me Zëvendës Ambasadorin e Mbretërisë Norvegjeze z. Geir Hakon Johansen dhe sekretarin e parë të Ambasadës Norvegjeze z. Stefan Almehagen Sandstad vizituam punimet që po zhvillohen në terren në kuadër të këtij projekti.
Z. Johansen shprehu kënaqësinë e tij për realizimin e këtij projekti dhe avancimin e punimeve në terren, duke u ndjerë i lumtur për kontributin e Mbretërisë norvegjeze, në zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e zonës së poshtme të qytetit.
Në emër të komunës së Preshevës dhe banorëve përfitues të këtij projekti, e falënderova Zëvendës Ambasadorin për mbështetjen aktive të Mbretërisë Norvegjeze për rrumbullakësimin e fazës së parë të Master Planit për furnizim me ujë të pjesës së poshtme të qytetit, e cila ka përfshirë regjenerimin e puseve (bunareve), ndërtimin e rezervuarit të ri dhe rehabilitimin e atij ekzistues, ndërrimin e pompave në stacionin e pompimit, si dhe projektin më të rëndësishëm – këtë të vendosjes së gypit të ri, i cili e lë jashtë përdorimit gypin e vjetër të azbestit.
Zotri Johansenit ia shpalosa edhe problemin aktual me të cilin ballafaqohet pjesa e sipërme e qytetit, e cila në mungesë të sasisë së ujit të pijshëm, përballet me reduktime të ujit brenda ditës, për të cilën Zëvendës Ambasadori premtoi që Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze do të jetë aktive edhe në të ardhmen në mbështetje të komunës së Preshevës, për të trajtuar edhe këtë pjesë të qytetit e cila furnizohet nga rezervuari i Toplikut, për të cilën jemi në fazën përfundimtare të përpilimit të dokumentacionit teknik, përmes së cilës synojmë që edhe për pjesën e sipërme të qytetit të sigurojmë sasinë e ujit për furnizim kualitativ të kësaj zone të qytetit.