Zeqirja Ejupi-Zeqa, simbol i sakrifcës për shtypin ditorë në Preshevë
Në moshën 63 vjeçare ka ndërruar jetë, Zeqirja Ejupi- Zeqa nga Presheva punëtorë i vjetër i "Rilindjes" në kioskun e Preshevës.Ai për 4 dekada të tëra furnizoi komunën e Preshevës me shtypin ditorë nga Kosova, revista e libra të ndryshëm në gjuhën shqipe, kur në kohë të caktuara ishin të ndaluara nga regjimi i Millosheviqit, shkruan Titulli.com.
"Emrin e Rilindjes deri sa të jem gjallë s'e kam ndërmend ta hjekë nga kioska, edhe pse disa herë më kanë bërë presion që ta heq," ishin këto disa fjalë që shpeshherë Zeqa i përsëriste.
Zeqa nga vendasit e vet përkujtohet si një simbol i sakrificës për shpërndarjen e shtypit ditorë shqip në Preshevë./Titulli.com/