Reagim ndaj tendencave të degradimit të institucioneve arsimore në Preshevë
"Partia Demokratike Shqiptare seancën e IV (katërt) të Kuvendit të komunës së Preshevës e konvokuar për datë 24.05.2017, ku si pika të veçanta të rendit të ditës në mënyrë jashtëligjshme janë propozuar shkarkimet e anëtarëve të këshillave në disa shkolla fillore dhe shkollës së mesme teknike "Presheva" në Preshevë , e konsideron se është vazhdë dhe tendencë e degradimit edhe të institucioneve shkollore në komunën e Preshevës", thuhet në njoftimin e lëshuar nga PDSH.Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare gjithashtu ka shfuqizuar masën e moratoriumit në pjesmarrjen e seancave të kuvendit komunal të komunës së Preshevës.
PDSH konsideron se me pjesëmarrjen në seancën e radhës të kuvendit komunal, do të reagoj fuqishëm në parandalimin e ndërhyrjes flagrante në shkollat shqipe të komunës së Preshevës si dhe në parandalimin e degradimit të mëtutjeshëm të të gjitha institucioneve të pushtetit lokal nga kjo shumicë e Kuvendit Komunal.