Zejni Fejzullahu nuk mund të bëhet drejtor?!
Lokale

Zejni Fejzullahu nuk mund të bëhet drejtor?!

19.May.2014 19:19
0
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë të premten ka njoftuar shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc se ushtruesi i detyrës së drejtorit, Zejni Fejzullahu, nuk mund të bëhet drejtor i këtij institucioni arsimor. Siç ka mësuar Titulli, deri te mospëlqimi i Ministrisë erdhi për shkak të shkeljeve të evidentuara në këtë shkollë nga inspektori republikan në Leskoc Dragan Mitroviq, e të cilat deri sot udhëheqësia e kësaj shkolle, sidomos drejtuesi Fejzullahu i ka mohuar. Portali informativ Titulli pat njoftuar opinionin për shkeljet ligjore që bëhen në shkollën “Sezai Surroi” që nga marrja e drejtimit nga Fejzullahu: Zgjedhja e Këshillit të shkollës si dhe udhëzimet tek punëtorët arsimor se kujt duhet t'ia japin votën për t'u bërë drejtor në këtë shkollë, mirëpo ky i fundit mediumin tonë në mënyrë indirekte e pat akuzuar për manipulim. Tani këto shkelje janë evidentuar dhe si pasojë është “dënuar” Zejni Fejzullahu duke mos marrë pëlqimin nga Ministria për të qenë drejtorë i shkollës “Sezai Surroi”. Si gjithëherë, drejtuesi i këtij institucioni arsimor në raste të tilla nuk del me njoftim për opinion, duke tentuar që gjithçka të kalojë pa zhurmë, për dëmin në procesin mësimor dhe reputacionin e shkollës as që mendohet, kurse dorëheqja morale, si në shumë institucione, as në këtë shkollë nuk ekziston. [caption id="attachment_121011" align="aligncenter" width="640"]U.D. së drejtorit Zejni Fejzullahu U.D. së drejtorit Zejni Fejzullahu[/caption] Madje inspektori i arsimit Mitroviq kishte kërkuar nga Këshilli i shkollës që për shkak të shkeljeve të shkarkojë nga detyra ushtruesin e detyrës së drejtorit, Zejni Fejzullahun. Këshilli i padëgjueshëm ndaj inspektorit, më 26 mars të këtij viti merr edhe vednimin e fundit skandaloz, emëron Zejni Fejzullahun për drejtor me mandat katër vjeçar, vendim i cili është në kundërshtim me atë që ka kërkuar të zbatohet inspektori arsimor, pasi ka të bëjë me shkelje të rëndë. Gazetari i portalit informativ Titulli ka kontaktuar sot edhe shërbimin për media pranë Ministrisë së Arsimit në Beograd të cilët janë të njoftuar me rastin, ndërsa njëherit ka tentuar të marrë edhe mendimin e inspektorit republikan Dragan Mitroviq që ka evidentuar shkeljet e shumëta në "Sezai Surroi", mirëpo ishte e pamundur pasi inspektori ishte në detyrë në terren. Zejni Fejzullahu timonin e shkollës “Sezai Surroi” e mori në mars të vitit të kaluar, pas vendimit të 14 shkurtit të marrë nga Këshilli i shkollës i vendosur nga drejtuesi i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili shkarkoi ish drejtorin Ilmi Ibrahimin ende pa përfunduar mandatin. Fejzullahu, një pedagog i mirë, nga koha që po e drejton këtë shkollë e përcollën një varg parregullsish të cilat i kishte raportuar vetë inspektori republikan i arsimit. Gjithashtu, gjatë kohës njëvjeçar si ushtrues detyre në këtë shkollë janë regjistruar rrahje e therrje me thikë në mes nxënësve, ndërsa nuk ka munguar as rrahja e profesorëve nga nxënësit./Titulli.com/
Bujanoci me Fakultet për Menaxhim aplikativ në Ekonomi dhe Financa
Vajza nga Bujanoci, që mahnit me talentin (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration