Bujanoci me Fakultet për Menaxhim aplikativ në Ekonomi dhe Financa
Lokale

Bujanoci me Fakultet për Menaxhim aplikativ në Ekonomi dhe Financa

19.May.2014 22:34
0
Bujanocin, por edhe Preshevën, viti i ri akademik do ta gjejë edhe me një fakultet.  Menaxhimi aplikativ në Ekonomi dhe Financa (MEF) do të jetë fakulteti që do të ju mundësojë studime në programe të ndryshme Fakulteti MEF me degën e saj në Bujanoc mësimin do ta zhvillojë në gjuhën shqipe me ligjërues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bujanoci e Presheva. Fakulteti për Menaxhim aplikativ në Ekonomi dhe Financa organizon studime themelore, master dhe doktoratur në programe të ndryshme, ndërsa studimet mund të jenë edhe sipas sistemit katërvjeçar. Gjithashtu, studentët mund të bëjnë transfere nga fakultete tjera të rajonit në vite të ndryshme studimi në MEF. fakulteti-bujanoc Koordinatori dhe ligjëruesi në këtë Fakultet, Prof. dr. Shefket Jakupi i ka thënë portalit informativ Titulli se në kuadër të këtij fakulteti ka programe të ndryshme studimi dhe module, si: Menaxhmenti i aplikuar operativ, planifikimi-proces i menaxhimit, menaxhimi NVM dhe zhvillimi i qëndrueshëm, menaxhimi në sport, shëndetësi dhe turizëm, sektorit publikë, sindikal, menaxhimi i mediumeve, menaxhimi i aplikuar etj. “Përveç këtyre programeve studentët e rinj mund të studiojnë edhe kontabilitet dhe revizion, apo banka dhe sigurime”, deklaroi për Titullin Prof. dr. Shefket Jakupi, nga komuna e Bujanocit, koordinator i fakultetit të ri. Fakulteti për Menaxhim aplikativ në Ekonomi dhe Financa nga tetori ligjëratat do t’i fillojë në Bujanoc, mirëpo, sipas koordinatorit nëse ka të interesuar do të mbajnë ligjërata edhe në Preshevë. Vlen theksuar se ky do të jetë fakulteti i parë në Luginë i drejtimit Ekonomi-Financa që ligjëratat për studentët shqiptar do t’i ketë vetëm në gjuhën shqipe. Qendra e MEF-së është në Beograd ndërsa fakulteti në fjalë është i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë./Titulli.com/
Arifi i entuziazmuar me takimet në Zvicër
Zejni Fejzullahu nuk mund të bëhet drejtor?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration