Zbulohet pika më e thellë në Tokë
Atraktive

Zbulohet pika më e thellë në Tokë

16.Dec.2019 08:41
0

Ankara, 13 dhjetor – Një grup shkencëtarësh zbuluan pikën më të thellë në tokë, nën një akullnajë në Antarktidë.

Ndër gjetjet e tjera të “BedMachine Antarctica”, një projekt hartografie për kontinentin e bardhë, studiuesit thanë se gjëja më e habitshme ishte gjetja e “kanionit të tokës më të thellë në botë poshtë akullnajës së Denmanit në Antarktidën Lindore”.

Zbulimi u bë i ditur nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine (UCI).

“Produkti i ri i topografisë i shtratit të Antarktidës u ndërtua duke përdorur të dhëna për trashësinë e akullit nga 19 institucione të ndryshme kërkimore që datojnë nga viti 1967, përfshirë gati një milion milje linjash të tingujve të radarit”, thuhet në artikullin mbi gjetjet në faqen zyrtare të universitetit.

“Harta e topografisë e Antarktidës e publikuar së fundmi, “BedMachine Antarctica” dhe gjetjet lidhur më këto u publikuan dje në revistën Nature Geoscience”, thuhet në artikull.

Hendeku më i thellë në oqean është i njohur si Hendeku Mariana i cili ndodhet në perëndim të Oqeanit Paqësor.

Ajo është rreth 200 kilometra në lindje të Ishujve Mariana dhe është në formë të gjysmëhënës dhe ka gjatësi rreth 2.550 kilometra dhe gjerësi 69 kilometra.

Mosnjohja e diplomave nga Serbia mban peng të rinjtë shqiptarë në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration