Zbulohet anëtari i këshillit që u zu në gjah të paligjshëm
Lokale

Zbulohet anëtari i këshillit që u zu në gjah të paligjshëm

03.Aug.2012 19:00
0
Policia në Bujanoc ka nxjerrë në pah krimet e gjuetisë ilegale dhe rrezikimin e sigurisë, ndaj grupit i cili para dy javëve ishin kapur duke bërë gjueti të pa ligjshme me “fenerë” në afërsi të Bujanocit, në mesin e të cilëve edhe anëtari i Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit, raporton Titulli. Me këtë rast është paraqitë një ankesë penale në Prokurorinë publike komunale në Vranjë kundër Goran J. (1973), Nenad Gj. (1972), të dy nga fshati Llopardincë, Sasha A. (1973) nga fshati Sveti Petkë dhe Dejan M. (1983) nga fshati Lilancë i komunës së Bujanocit, për shkak të dyshimit të kryerjes së një krimi për gjueti të paligjshme, Për Nenad Gj. dhe Dejan M. dyshohen se në natën në mes të 11 dhe 12 korrikut të këtij viti, në fushat e fshatit Sveti Petkë dhe Bushtrani të vogël të komunës së Bujanocit, në kohën kur sezoni i gjuetisë ishte i mbyllur, me armë kanë gjuajtur pesë  lepuj, të cilët i ka marrë dhe më pas përgatitur Sasha A, ndërsa Gora J. gjatë gjuajtjes së paligjshme ka përdorur edhe dritat e përparme të kamionit. Përveç kësaj, dyshohet se Nenad Gj. dhe Dejan M. me pushkë gjahu kanë gjuajtur në drejtim të rojeve dhe tre anëtarëve të shoqatës së gjuetisë "Pëllumbi" nga Bujanoci. Kundër Sasha A. policia ka bërë një paraqitje për kundërvajtje për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë pasi që i ka kërcënuar dëshmitarët dhe fizikisht ka sulmuar anëtarin e kuvendit të shoqatës së gjuetisë “Pëllumbi”. Policia ka konfiskuar kamionin dhe armët të cilat të dyshuarit i kanë shfrytëzuar gjatë kryerjes së veprave penale./Titulli.com/
Malet e Bujanocit në flakë
Arifi inspekton punimet në Tërnoc, Bilaç dhe Samolicë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration