Zbehet liria e medias në Serbi, në Bujanoc dhe Preshevë lulëzojnë “Omiljeni mediji”
Lokale

Zbehet liria e medias në Serbi, në Bujanoc dhe Preshevë lulëzojnë “Omiljeni mediji”

27.Apr.2020 11:09
0

Në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa kufij”,  Serbia është renditur në vendin e 93-të  nga të gjithë 180 shtete të botës për nga liria e medias duke shënuar edhe rënie në rangë listën botërore, transmeton Titulli.com.

“Pas 6 viteve të udhëheqjes së liderit Aleksandër Vuçiq, njëherë si kryeministër e pastaj president, Serbia është bërë shteti ku shpesh është e rrezikshme të jesh gazetar dhe ku lajmet e rreme po marrin ëm shumë hapësirë dhe prioritet në masa alarmuese”, thuhet mes tjerash në raportin zyrtar të “Reporterëve pa kufij” për indeksin botërorë të lirisë së medias në vitin 2020.

Bashkëpunimi i institucioneve lokale me mediat, parcelizimi i medias shqipe, fenomeni i lajmeve të rreme, manipulimi me informacione dhe financimi institucional i mediave “fantome” vazhdon të mbetet problematikë serioze për informimin shqip në interes publik në Bujanoc dhe Preshevë, shkruan Titulli.com.

Metoda të ndryshme të aplikuara nga niveli qendrorë kundrejt  bashkëpunimit me mediat po zbatohen ngjashëm edhe në nivel lokal në rajonin tonë duke favorizuar media të caktuara apo në serbisht “omiljeni mediji” në forma të ndryshme duke u nisur nga financimi e deri të dhënia e informacioneve publike.

Gjithashtu shqetësues në informimin shqip në këtë rajon është edhe rritja e aktivitetit të shpërndarjes së informacioneve nga persona jo kompetent lokal të ndryshëm në facebook që për qëllim të vetëm kanë manipulimin e opinionit publik.

Në komunën e Bujanocit dhe Preshevës operojnë diku afro 15 media të regjistruara që shpërndajnë informacione në gjuhën shqipe, shumica pronë direkt e indirekte e  subjekteve politike.

“Gazetarë të guximshëm në Serbi vazhdojnë të mbulojnë fushën e krimit dhe korrupsionit. Me gjithë atë për shkak të përqendrimit të lartë të pronësisë së mediave në nivel shteti, storiet e tyre janë të qasshme vetëm ne internet”, thuhet mes tjerash në raportin e organizatës “Reporterët pa kufij”./Titulli.com/

Ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta kontrolluar shtypjen e lartë të gjakut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration