Zairi: Që nga 3 qershori kur kam marrë detyrën më është dashur të punojë shumë
Ushtrues detyre Naser Zairi në shkollën fillore në Tërrnoc “Muharrem Kadriu” në një deklaratë për titulli.com deklaroi se pas ardhjes së tij në këtë shkollë ka punuar shumë për të ardhur në një në një gjendje stabile pasi sipas tij shkolla ka qenë një “katruar” e vërtet.
Ai më tej shtonë se një ndër punët që ka bërë së bashku me ekipin e tij pas ardhjes në detyrë është donacioni nga Zvicra e që bëhet fjalë për ushqimin falas për 60 nxënës.
Sipas tij për një periudhë 6 mujore prej sa ka ardhur në detyrë është punuar shumë, por sipas tij e rëndësishmja është shëndeti i nxënësve dhe kolektivit të shkollës.
“Si ushtrues i detyrës kam ardhur me 3 qershor dhe mos të them që shkollën e kam gjetur me problem të shumta. Shkollën e kam gjet në një katruar të vërtet dhe ajo që kam mundur dhe kam arritë në fillim është që ti qetësojë të gjithë ata shpirta të cilët kanë qenë brenda shkollës dhe ky ka qenë synimi im i parë. Sepse shkolla kërkon diçka tjetër dhe unë deri diku ja kam arritur, ku jam jo i kënaçu aq sa duhet. Viti shkollor ka qenë mund të them se ka qenë një vit i mbarë dhe kemi arritur ta rrisim fondin e orëve jo vetëm me angazhimin tim, por edhe me bashkëpunëtorët. Kemi suksese edhe në regjistrimin e fëmijëve në fund të vitit shkollorë. Me gjitha këto të arriturat jam i kënaqur, por jo aq sa duhet sepse kënaqësia nganjëherë nuk ka fund por për periudhën 6 mujore mendoj se duhet të jem i kënaqur. Shkolla jonë ka pas shumë probleme, por unë jam mundu jo në mënyrë diplomatike por njerëzore me i bind të tjerët se në shkollë duhet të punohet bashkarishtë me gjithë të tjerët që ja duan të mirën shkollës. Pika më e dobët është që unë ta kem shëndetin e mirë edhe të nxënësve dhe të punëtorëve. Një donacion nga Zvicra që e kemi ushqen 60 nxënës falas dhe këtë e kemi deri më 31 dhjetor, ndërsa është i gatshëm këtë pagesë ta bëjë deri në fund të vitit shkollorë. Por kemi edhe të tjerë që kanë ndihmuar shkollën. Kemi edhe vandalizma të tillë duke dashur të dëmtojnë punën time dhe shkojnë aq larg siç e dini dëmtimi i tabelave të basketbollit dhe është akt vandal dhe i pa parë duke dashur të shkatrrojnë pronën e shoqërisë” – deklaroi Zairi.