Xhelili: Të ardhurit nga Lugina do të kenë tretman të barabartë institucional
Lokale

Xhelili: Të ardhurit nga Lugina do të kenë tretman të barabartë institucional

05.Sep.2014 11:02
0
Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane thotë për rajonipress se po kujdeset maksimalisht që të ardhurit nga Kosova Lindore të ndihen të barabartë dhe të trajtohen me dinjitet nga institucionet komunale.
Selver Xhelili edhe pse i takon Lëvizjes Republikane është i vendosur që të ndihmojë dhe përkrah në të gjitha aspektet të zhvendosurit nga Kosova Lindore raporton rajonipress.

Xhelili tha se është i gatshëm për të ndihmuar në të gjitha proceset të zhvendosurit sepse ata meritojnë një tretman institucional më të kujdesshëm. “Banorët e rinj në Gjilan nga Kosova Lindore do të ndihen të barabartë në Komunën e Gjilanit. Lëvizja “Vatra” është përkujdesur për këtë pjesë të popullatës, por edhe unë nuk do të qëndrojë indiferent dhe do të loboj që ata të ndihen si në shtëpitë e tyre” tha Xhelili.

Xhelili tha se tashmë ka një numër të madh të zhvendosurish nga Lugina në Gjilan dhe realisht institucionet komunale e kanë obligim që të qëndrojnë pranë halleve të tyre.”Unë do të jem lobuesi i tyre sot dhe nesër dhe kurdoherë që e kërkon nevoja” tha Xhelili./Titulli.com/
Sistemi serb që regjistron edhe rënien e gjetheve në kufi!
Euro 118,42 dinarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration