Xhelal Memeti jep dorëheqje nga drejtimi i Fondit Humanitar (Video&dokument)
Lokale

Xhelal Memeti jep dorëheqje nga drejtimi i Fondit Humanitar (Video&dokument)

04.Oct.2015 23:02
0
"Unë Xhelal Memeti ofrojë dorëheqje të parevokueshme nga drejtimi i Fondit Humanitarë të Kosovës Lindore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvejgë".

Në mbledhjen e mbajtur të Fondit Humanitar me seli në Zvicër, kryetari i deritanishëm Xhelal Memeti ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të kësaj organizate.

Memeti, para anëtarëve të pranishëm dorëheqjen e ofroi me shkrim, ndërsa në sqarimin e dhënë tha se këtë po e bënë për shkak të angazhimit të tij në politik.

“Unë kam vendosur t’i bashkohem një subjekti politik në vendlindje dhe duke marrë parasysh se Fondi Humanitar nuk është subjekt politik, është jashtë partiak, unë më nuk mundem të prezantojë Fondin si kryetar, gjë e cila është e rregulluar edhe me vet statutin e Fondit”, tha Memeti, raporton Titulli.com.

Ai me këtë rast falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë aksioneve të kësaj organizate, sidomos anëtarët e saj dhe qytetarëve që iu përgjigjën ndihmës në vendlindje.

Xhelal Memeti dy mandatet e fundit drejtoi Fondin Humanitar të Kosovës Lindore, ndërsa brenda kësaj periudhe udhëhoqi aksionet humanitare që u realizuan në Luginë të Preshevës. Aksioni i fundit i drejtuar nga Memeti është ai për ndërtimin e 100 shtëpive, ku deri më tani është realizuar ngritja  gjysmës së objekteve.

Kryetari në dorëheqje së fundi është inkuadruar në procesin zgjedhor të brendshëm të Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, ku në këtë proces është zgjedhur kryetar i nëndegës së PVD-së në fshatin Miratoc. /Titulli.com/

VIDEO

Të hënën mësohet fati i librave shqip të bllokuara nga Serbia (Video)
Bujanoc: Autobusi me emigrantë godet kamionin, një i vdekur (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration