Xhelal Mehmeti viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë
Në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë (BIPMB) qëndori zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti dhe u prit nga Granit Kamberi.Mehmeti uroi Kamberin për zgjedhjen e tij zëvendës/kryetar i Kuvendit të Bashkëisë Islame të Serbisë dhe duke uruar besimtarët musliman për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Titulli.com.
“Urojë besimtarët që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit që në familjet tona të mbretërojë paqja, mirësia, solidariteti dhe begatit e Zotit”, ka thënë Xhelal Mehmeti në takimin me përfaqësuesit e BIPMB-së në Preshevë.
Ndërsa Granit Kamberi, kryetar i Këshillit për Preshevë pranë Bashkëisisë Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc falënderoi zëvendëskryetarin e komunës Xhelal Mehmeti për mbështetjen dhe bashkëpunimin institucional./Titulli.com/