Kamberi e Stankoviq fillojnë bisedat për stimulimin e bujqësisë dhe biznesit lokal (video)
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit ka takuar kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq me të cilin ka biseduar rreth aktiviteteve të deritanishme të këtij organi qeveritar, realizimin e buxhetit dhe projekteve të filluar më herët e vazhdimin e tyre.“Biseduam për aktivitetet e deritanishme dhe u nis iniciativa për orientimin e buxhetit për vitin e ardhshëm të jepen më shumë mjete për subvencionimin e bujqësisë dhe biznesit lokal me qëlim të hapjes së vendeve të reja të punës”, theksoi mes tjerash Kamberi, shkruan Titulli.com.
Zoran Stankoviq tha se do të filloj përsëri me aktivitete të ndryshme me ndërkombëtarët dhe aktivitetet tjera lokale që i kai dhe se nuk ka çka të pret më .
Kryetari,Shaip Kamberi ka takuar ndarar edhe shefin e Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku me të cilin biseduan për bashkëpunimet e mëtutjeshme në të mirë të qytetarëve./Titulli.com/