Xhandarmëria hynë në Norçë, shqetëson familjen Hasani
Lokale

Xhandarmëria hynë në Norçë, shqetëson familjen Hasani

15.Sep.2013 22:45
0
Të dielën rreth orës 17:45 pesë makina të blinduara të xhandarmërisë serbe janë future në rrugët e familjes Hasani, në fshatin Norçë të komunës së Preshevës. [caption id="attachment_40404" align="alignleft" width="296"]Foto ilustrim Foto ilustrim[/caption] Kjo ngjarje ka shqetësuar familjen, pasi siç ka njoftuar Xhelal Hasani, anëtarë i familjes, xhandarmëria e armatosur i ka drejtuar armën fëmijëve të cilët po luanin në këtë rrugë familjare. “Xhandarmëria me pesë xhipa me xhama të errët ku në njërin prej tyre kishte mitraloz të lëvizshëm u fut me shpejtësi në rrugën e familjes Abdullah Hasani në fshatin Norcë”, shkruan Xhelali i shqetësuar. Ai në letrën e tij drejtuar mediave, të cilën e transmeton Titulli, matej sqaron se kjo njësi speciale e kishte gabuar rrugën, mirëpo sjelljet e tyre nuk ishin aspak njerëzore. “Qarkullimi me shpejtësi të madhe në vendbanim si dhe ajo më kulminant,e drejtimi i tytave të pushkës nga xhandarmëria e maskuar fëmijëve 6 vjeçar, nuk përkojnë të jenë njerëzore”, thekson Xhelali i cili shpjegon se fëmijët nga frika janë futur në shtëpi duke bërtitur “babi ushtria ka ardhur dhe deshi të na vriste”. Ai kishte tentuar ti ndalojë xhandarmërinë të cilët makinat i kishin kthyer në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, mirëpo pesë makinat e xhandarmërisë ishin larguar me shpejtësi. Qytetari shqiptar sqaron se raste të tilla ka pasur edhe më parë kur rrugën e kanë gabuar edhe policia kufitare si dhe Ushtria e shtetit, të cilët janë ndalur dhe kanë kërkuar falje. “Për dallim prej tyre xhandarmëria provokoi duke mos ndaluar dhe drejtuar tytat e automatikëve ndaj fëmijëve, për të demonstruar forcë”, thotë Xhelali, i cili edhe pse kishte arritur të zbresë nga kati i parë i shtëpisë nuk kishte arritur që të bënte fotografi nga vendi i ngjarjes në mungesë të celularit. “Ne si prind dhe familjarë me këtë rast i bëjmë apel organeve kompetente  të shtetit që njësitë e tyre me uniforma të pajisen me udhërrëfyesin e qarkullimit, sidomos në pjesët e banuara. Gjithashtu apelojmë tek institucionet e vetëqeverisjes lokale që të bëjnë evidentimin e këtyre rasteve dhe të zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit e organeve të rendit që raste të tilla të mos përsëriten”. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ndërsa familja do të kërkojë nga organet kompetente të policisë dhe institucionet tjera të shtetit një përgjigje zyrtare./Titulli.com/
Ndihmojeni Tanën edhe në Bujanoc
Stankoviq: Deklaratat e Halimit të pavërteta
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration