Xhamia po rinovohet, që dy vite pa energji elektrike (foto)
Lokale

Xhamia po rinovohet, që dy vite pa energji elektrike (foto)

11.Jul.2014 01:53
0

Në xhaminë e fshatit Zarbicë të komunës së Bujanocit kanë filluar punimet për rinovimit e objektit fetar 110 vjeçar.

Mjetet e siguruara kanë mundësuar që udhëheqësia e xhamisë së këtij fshati në Malësi të Bujanocit të angazhoj edhe punëtorët.

Punimet kanë filluar mbi dhjetë ditë dhe përfshinë që nga lyrja e murit rrethues, objektit të xhamisë nga jashtë dhe brenda si dhe minares.

Sipas imamit të kësaj xhamie punimet do të kryhen në ulluk, llamarinën e minares dhe ujësjellësin që i mungonte kësaj xhamie.

“Me mjete për këto punime na ka ndihmuar Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës dega në Bujanoc me 2.700 euro si dhe Këshilli Komunal ka ndarë 200 mijë dinarë. Rreth 100 mijë dinarë janë shpenzuar për rrethojën e varrezave në fshatin Suharnë, ndërsa kanë mbetur edhe 862 euro nga ndihma e Këshillit Komunal për punimet në këtë xhami të Zarbicës”, i tha portalit informativ Titulli, imami i kësaj xhamie Mefail Ramadani nga fshati Novosellë.

Përveç punimeve për rinovimin e këtij objekti fetar, ai përballet edhe me mungesën e energjisë elektrike. Sipas imamit në xhami që dy vite nuk ka energji elektrike si pasojë e djegieve të shkaktuara në male që kanë shkatërruar sistemin furnizues elektrik në këtë pjesë të fshatit.

“Rastin e kemi paraqitë në zyrat e Elektrodistribucionit në Bujanoc, mirëpo na kanë thënë se me këtë punë merret qendra në Vranjë, të cilën edhe duhet ta njoftojmë”, tha Ramadani.

Xhamia në fshatin Zarbicë zakonisht frekuentohet nga 15 besimtarë edhe ate vetëm ditëve të premte (xhuma)./Titulli.com/

Bujanoc: Ambasadori i SHBA-së ndanë certifikatat për gjeneratën e tretë të YouthBild (foto)
Rikthehet ndërrimi i pasditës, tani me terminë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration