Xhaferi: Zona “Novo Nasele”, tani me plan detal urbanistik
Lokale

Xhaferi: Zona “Novo Nasele”, tani me plan detal urbanistik

14.Nov.2019 08:33
0

Kryeshefit i drejtoratit për urbanizëm, Amir Xhaferi në intervistën për Titulli.com deklaroi se për herë të parë tani është përfunduar plani urbanistik i lagjes së romëve “Novo Nasele”. Sipas tij kjo është ndër zonat e fundit për kompletimin e qytetit të Bujanocit saq i përket planit urbanistik.

 Xhaferi ndër të tjera deklaroi se planin urbanistikë “Novo Nasele” është filluar nga fundi i vitit 2018 dhe kanë pas takime me banorët e zonës ku sipas kryeshefit për urbanizëm mbi 80% e kërkesave janë të plotësuara. 

 “Kohë më parë ne kemi pasur edhe tre takime me qytetarët zonës në fjalë, kërkesat e tyre janë të përfshira në këtë planë detal rreth 80%, kërkesa që kishin të bëjnë me ruajtjen e rrugëve, objekteve ekzistuese. Njëashtu kanë paraqitur edhe kërkesa të reja si: hapjen e rrugëve të reja, shtrirjen e rrjetit të kanalizimit, objektet fetare, Shtëpi të Kulturës dhe teren sportiv ku të gjitha këto tani janë të parapara tani më me plan detal urbanistik. Kjo është hera e parë që kjo zonë përfshihet në plan detal urbanistik, ka qenë në njëfar mënyre si ndërtim ilegal dhe me këtë plan ne njëherë e përgjithmonë e zgjidhim ndërtimet pa leje apo ilegale” – deklaroi Xhaferi.  

 Ai tha se e gjitha kjo është që të kompletohet plani përfundimtarë detal për qytetin e Bujanocit, ku më pas mbetet edhe “Moravska” si një ndër lagjet e fundit.

 “Qëllimi i këtij plani urbanistik është që edhe ajo zonë të përfshihet. Dua të theksojë se ky plan është financuar nga Konferenca e Përhershme e qyteteve dhe komunave, përmes programit përforcimi i bashkësive lokale për inkuadrim të romëve. Këtë herë kemi zgjidhë problemin e “Novo Nasele” dhe tani kemi si iniciativë të zgjidhim edhe në “Moravska” lagjes tjetër dhe posa të mbarojmë punë me ktë kompletohet qyteti. Ne mendojmë se në qytet do të zgjidhet problemi i ndërtimeve pa leje” – theksoi Amir Xhaferi, Kryeshefi i drejtoratit për urbanizëm çështje pronësoro – juridike, veprimtari komunale-banesore dhe veprimtari ndërtimore dhe mbrojtje të ambientit jetësor.

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration