Walker takohet me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës
William Walker, ambasadori që bëri kthesë historike për fatin e shqiptarëve Kosovës gjatë kohës së luftës, në fund të shekullit XX, me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në pamundësi për të vizituar përfaqësuesit shqiptarë në luginën e Preshevës, i ka takuar të njëjtin në Komunën e Gjilanit, me ç'rast është interesuar për gjendjen atje, për kushtet në të cilat jetojnë dhe për trajtimin që kanë nga shteti i Serbisë, duke kërkuar angazhim nga shteti Shqipërisë dhe ai i Kosovës për një vëmendje drejtë këtyre Komunave.Walker pas takimit ka dhënë mbështetje dhe një porosi për udhëheqësit shqiptarë në raport me shtetin serb por edhe për politikën shqiptare në Kosovë.
“Pasi ka qenë e pamundur që unë të vizitoj përfaqësuesit shqiptarë në luginën e Preshevës, udhëheqësit e atyre Komunave sot po i takoj në Gjilan. Nga përvoja që kam me politikën serbe, kam vetëm një porosi, që njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur dialogon dhe bënë çfarëdo marrëveshje me Serbinë. Unë dikur kam pasur të bëjë me një Serbi të udhëhequr nga Millosheviqi, gjërat kanë mundur edhe të ndryshojnë, por, këshilloj të gjitha palët që kanë punë me Serbinë – Beogradin, në marrëveshje me ta, thjeshtë të bëjnë shumë kujdes. Mirëpo duhet nënvizuar se dialogu përherë është i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, ka thënë Walker, pas takimit me kryetarët dhe përfaqësuesit e Komunave të luginës e Preshevës.
“E njëjta vlen edhe për shtetin e politikën e Kosovës, në dialog me Serbin duhet kujdes, sepse Serbia është e tillë që në një anë dialogon, ndërsa në anën tjetër dërgon provokime si puna e trenit këtyre ditëve”, ka thënë ambasadori, duke potencuar që ai prej kohësh është i padëshiruar të vizitoj shtetin e Serbisë.
Kurse, kryetari i Këshillit Nacional për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, ka thënë se me mikun e shqiptarëve, kanë biseduar për hallet, gjendjen në të cilën janë shqiptarët dhe trajtimin që kanë nga shteti Serb në këto tri Komuna.
“Ambasadorin Wolker sot e informuam për diskriminimin që bëhet ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore, për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve dhe nga ne ambasadori ka kërkuar unitet të përgjithshëm shqiptarë në luginën e Preshevës, që zëri ynë të jetë më i fuqishëm në kërkesat që kanë shqiptarët atje. Nevojë shumë e madhe është që të ketë një mbështetje të fuqishme të Prishtinës dhe Tiranës për shqiptarët në Luginë”, ka thënë mes tjerash Musliu./2lonoline/