Vuçiqit fiton bindshëm në Bujanoc
Në komunën e Bujanocit nga 42.090 qytetarë me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhjet e së dielës për president të Serbisë 7384 votues.Fadil Aliti, nga trupi punues për zgjedhjet presidenciale në Bujanoc i ka thënë Titulli.com se rezultatet e zgjedhjeve flasin se Aleksandër Vuçiq është më i votuari në këtë komunë me 5571 vota.
- Aleksandar Vuçiq – 5571 vota (74.21%)
- Vuk Jeremiq – 622 vota (8.29%)
- Vojislav Sheshel – 324 vota (4.32%)
- Sasha Jankoviq – 229 vota (3.05%)
- Miroslav Paroviq – 10 vota (0.13%)
- Sasha Raduloviq – 57 vota (0.76%)
- Luka Maksimoviq – 307 vota (4.09%)
- Boshko Obradoviq – 148 vota (1.97%)
- Aleksandar Popoviq – 91 vota (1.21%)
- Milan Stamatoviq – 14 vota (0.19%)
- Nenad Çanak – 11 vota (0.15%)