Vuçiq: Shqiptarët po planifikojnë të blejnë tokën dhe fabrikat në jug të Serbisë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot në Beograd se ekzistojnë dëshmi që shqiptarët përmes tre sipërmarrësve po planifikojnë të blejnë tokën dhe fabrikat në Jug të Serbisë, transmeton Titulli.com.Ai është shprehur në konferencë për gazetarë se Serbia do të gjejë mënyrat për të parandaluar dhe ruajtur interesat e veta.
Sipas deklaratës së tij, transaksionet planifikohen të kryhen përmes njerëzve tjerë në mënyrë që mos të jenë të dukshme por pushteti në Beograd është në dijeni të këtij plani./Titulli.com/