Vuçiq: Nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës do t'i kenë librat shqip
Nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të hënën do t'i kenë librat në gjuhën shqipe, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.Nxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë paralajmëruar se të hënën, ditën e parë të vitit të ri shkollor, do të pezullojnë mësimin nga ora 10 deri në orën 12, për shkak të mungesës së librave në gjuhën amtare.
Kështu kanë vendosur përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtetin lokal dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.
Ata kanë thënë se, në këtë mënyrë, duan t’u dërgojnë mesazh autoriteteve në Beograd, të cilat përsëri kanë shkelur premtimet e tyre se për nxënësit shqiptarë do të përgatiten me kohë tekstet për ato lëndë që mungojnë.
Megjithatë, siç raporton REL në gjuhën serbe, nga Ministra e Arsimit e Serbisë ka ardhur informacioni se ministri Srxhan Verbiq, ditën e parë të shkollës, nga ora 8 deri në 10, filloristëve, edhe serbë, edhe shqiptarë në Bujanoc, do t’iu ndajë libra falas./Titulli.com/