Vulin viziton Kryqin e Kuq dhe Kuzhinën Popullor në Bujanoc (Foto)
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Aleksandër Vulin i shoqëruar nga kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, të mërkurën ka qëndruar në Komunë të Bujanocit.Ministri Vulin, në shoqëri të kryetarit të TK-së Zoran Stankoviq dhe zëvendëskryetarit të Komunës së Bujanocit, Stojanca Arsiq, ka vizituar Kryqin e Kuq dhe Kuzhinën Popullore në Bujanoc.
Sekretari i Kryqit të Kuq të Serbisë në Bujanoc, Bratisllav Llazareviq ka njoftuar ministrin me aktivitetet e kësaj organizate.
Vulin me këtë rast u shprehë i gatshëm që të vazhdojë ndihmën ndaj Kryqit të Kuq e cila deri më tani i ka dalë në ndihmë mijëra qytetarëve.
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale në krye të së cilës është Aleksandar Vulin, për blerjen e ushqimeve për Kuzhinën Popullore në Bujanoc, këtë vit ka ndarë rreth nëntë milion dinarë.
Me këto mjete mundësohet në mënyrë të vazhdueshme furnizimi me ushqim i 1.200 qytetarëve me rastet më të rënda sociale.
Ministri Vulin në agjendën e së mërkurës ka edhe vizitën e pjesëtarëve të Xhandarmërisë në zonën tokësore të sigurisë./Titulli.com/