Vulin: Nuk ndërtohet qendra për emigrantë në Preshevë
Lokale

Vulin: Nuk ndërtohet qendra për emigrantë në Preshevë

11.Aug.2015 15:54
0
Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vuçiq, ka demantuar zërat se një qendër për emigrantë mund të ndërtohet në Presheve, me kapacitet pranimi prej 400,000 personash.

“Një qendër e tillë permanente për emigrantë nuk po ndërtohet në Serbi, e as nuk do të ndërtohet në të ardhmen”, ka thënë Aleksandar Vulin, transmeton Indeksonline.

“Shteti i Serbisë nuk është një kamp koncentrimi dhe nuk do ta detyrojë dikënd të qëndroj këtu”, ka vazhduar Vulin duke thënë se “ne nuk do ta fusim askënd prapa grilave, dhe askush nuk po kërkon nga ne që ta bëjmë atë. Askush nuk ka kërkuar nga ne që të ndërtojmë kampe emigrantësh dhe t’i ndalojmë ata që të ikin diku tjetër.”

I pyetur mbi deklaratat e fundit se BE-ja planifikon ta financojë një “qytet emigrantësh” në Ballkan, më saktësisht në Serbi, me një kapacitet pranimi prej 400,000 personave, Vulin ka thënë se askush nuk ka kërkuar nga Serbia diçka të tillë, “e as që i kemi bërë dikujt këso oferte, dhe po që se kërkojnë diçka të tillë, Serbia nuk e pranon asnjëherë.”

“Askujt nuk do t’i shkelen të drejtat themelore të njeriut”, ka thënë Vulin, duke shtuar se këta emigrantë që vijnë nga Afrika dhe Azia, kalojnë transit nëpër Serbi në rrugën e tyre për në BE. Sipas tij, ata kanë të drejtë të kalojnë nëpër Serbi.

Në fund Vulin ka thënë se Serbia do t’i respektojë obligimet ndërkombëtare, duke shtuar se të njëjtën gjë e pret edhe nga ata./ Titulli.com/

 

Shqiptari nga Zvicra që ka investuar 1 milion euro në Bujanoc, diaspora e anashkaluar (foto)
Fshatra të Bujanocit pa energji elektrike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration